Mbyllet afati kalimtar në basketbollin e Kosovës, këto janë të gjitha transferimet e bëra

Prishtinë | 10 Jan 2020 | 18:10 | Nga Ekonomia Online

Federata e basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se tashmë ka përfunduar zyrtarisht afati kalimtar dimëror në basketboll, që kishte filluar më 2 janar.

Në këtë afat kalimtar kishte shumë lëvizje, me skuadrat që janë përforcuar me lojtarë vendorë dhe të huaj, në mënyrë që të arrijnë synimet që kanë për stinorin pranveror, që fillon në këtë fundjavë.

Padyshim se transferimi më me bujë është i Dardan Berishës, i cili kaloi nga Sigal Prishtina te Peja.

Te Verdhezinjtë janë rikthyer edhe Arti Hajdari e Rron Grapci.

Prishtina ka transferuar Jordan Johnson, derisa edhe skuadrat tjera si Rahoveci, Bashkimi dhe Golden Eagle Ylli kanë bërë disa përforcime

Më poshtë i keni përforcimet e të gjitha skuadrave:

KB SIGAL PRISHTINA

Jordan Johnson        

KB GOLDEN EAGLE YLLI

Devonte Brown

Arbër Berisha          

KB RAHOVECI

Altin Morina

Jabari Craig

Raheem Johnson

KB BASHKIMI

Roni Koshi

KB PONTE PRIZRENI

Keenan Earl Warren

Andre Carnell Wolford

KB FERONIKELI

Ergin Grosha

Fisnik Juniku

Arbër Sinani       

Ajuda Nywesh  

KB TREPÇA

Alante Fener

Joe Burton

Laron Smith

Musial Gjysma

KB LIPJANI

Joshua Demario Boutte

Warren Di Shaun Winston

Drin Rexha

Emmanuel Edcyn Sullivan          

KB PEJA

Keanau Dennis Post

Art Hajdari

Dardan Berisha

Rroni Grapci

/Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme