Mbyllet “Noma”, restoranti më i mirë në botë – Shefi shqiptar: Kostot e këtij modeli janë të papërballueshme

Prishtinë | 10 Jan 2023 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

“Noma” më shumë se një restorant është ikonë i kuzhinës: pesë herë numri një në botë, tre yje Michelin, në gjendje që nga 2003-shi e deri tani të rishkruajë historinë e gastronomisë botërore. Por brenda vitit 2024 ai do të mbyllet. Kjo për shkak të pasojave të pandemisë së covid dhe mungesës së personelit. Shefi i kuzhinës, Rëne Rexhepi, shprehet se tashmë ky model nuk është më i përballueshëm. Por ai thekson se mbyllja e këtij kapitulli shënon hapjen e një të riu edhe më krijues.

Para restorantit ‘Noma’ kuzhina e Danimarkës pothuajse nuk ekzistonte: sardele, patate dhe në restorantë gatime franceze. Ndërsa Rexhepi i detyron danezët të përdorin prodhimet e tyre tipike dhe me kuzhinën e tij të re nordike krijoi një menu të cilën në vitin 2013 The Times e kurorëzoi si “Zotat e ushqimit”. Por sipas një postimi në rrjetet sociale Rexhepi paralajmëron se gjithcka do të ndryshojë në mënyrë radikale. Duke filluar që nga viti 2025 restoranti do të quhet ‘Noma 3.0” dhe do të jetë një laborator i përhershëm eksperimentimi, në kërkim të shijeve dhe produkteve të reja. Një fabrikë e natyrës. Do të ketë dhe shërbimin e klientëve në Kopenhagen kur kuzhinierët të kenë gatuar mjaftueshëm. Por në pjesën më të madhe të kohës skuadra do të shëtisë botën për të studiuar dhe krijuar ide.

Rexhepi thekson se ka gjithnjë e më pak kuzhinierë në dispozicion, prandaj duhet gjetur një metodë që të funksionojë ndryshe. Sipas tij puna prej të paktën 60 orësh në javë nuk është më e përballueshme as nga ana njerëzore dhe as nga ajo ekonomike. Më pas, të paguash 100 persona, të garantosh standartin e ushqimit dhe të ruash cmimet e përballueshme për klientët është matematikisht e pamundur. Një darkë në këtë restorant kushton mesatarisht 470 euro për një person – përfshirë dhe verën. Viti 2021 u mbyll me humbje prej 230 mijë eurosh. Në të ardhmen ai synon që të personeli të punojë më pak dhe të paguhet më shumë; aktiviteti mund të qëndrojë i hapur deri në katër muaj në vit, duke kaluar pjesën tjetër të kohës me punën për krijimtarinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme