Mbyllet restoranti i Milan Radoiçiqit në veri të Mitrovicës

This photograph taken on February 2, 2023, shows Milan Radoicic, vice president of the Srpska Lista party, during a special parliament session at the National Assembly building in Belgrade. Milan Radoicic -- the long serving vice president of the Srpska Lista party -- admitted to leading the group of heavily armed gunmen into the area in northern Kosovo in September 2023, in response to alleged repression against Serbs by the Pristina government, his lawyer said on September 29, 2023. (Photo by Andrej ISAKOVIC / AFP)
Prishtinë | 22 Pri 2025 | 19:30 | Nga Ekonomia Online

Milan Radoiçiq, krimineli i cili organizoi dhe udhëhoqi sulmin terrorist në Banjskë, i cili është tërhequr nga të gjitha kompanitë në Serbi dhe ia ka lënë ato Zvonko Veselinoviqit, i ka dhënë fund edhe biznesit të tij në Kosovë. Nova raporton se restoranti “Grej”, i cili drejtohej nga bashkëshortja e tij, Ema Radoiçiq, është mbyllur zyrtarisht.

Milan Radoiçiq është ende i lirë, edhe pse kundër tij janë duke u zhvilluar procedura penale si në Beograd ashtu edhe në Kosovë për shkak të rastit Banjska. Ai mori përgjegjësinë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës që ndodhi më 24 shtator 2023.

Atij i është konfiskuar e gjithë pasuria në Kosovë, e vlerësuar në 3.4 milionë euro dhe sipas Agjencisë Kosovare për Menaxhimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, vetëm vila në liqenin e Gazivodës kap vlerën e rreth dy milionë euro.

Restoranti “Grey”, i cili gjendet në Mitrovicën veriore, kap vlerën e rreth 400 mijë eurove.

Siç tregojnë të dhënat nga APR, ai është fshirë nga regjistri dhe është mbyllur.

Milan Radoiçiq tani zyrtarisht nuk zotëron asnjë kompani, pasi ai transferoi aksionet e tij në gjithsej pesë kompani te Zvonko Veselinoviq dhe vëllait të tij Zharko.

Në të njëjtën kohë, gruaja e tij doli si investitore në një vilë në Dedinje, ndërtimi i së cilës do të kushtojë rreth 310 milionë dinarë ose 2.65 milionë euro.

Ajo pronë në bulevardin ‘Princ Aleksandar Karagjorgjeviq’ ishte regjistruar si pronë e përbashkët e Milan Radoiçiqit dhe gruas së tij Ema, por ndërkohë ai ia kaloi asaj pronën.

Të ngjashme