Nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor kanë sjellë vendim që të mbyllet spitali gjinekologjik privat në Maqedoni, “Sante Plus”.
Siç bënë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë arsyeja e mbylljes së Spitalit është për shkak të lëshimeve dhe mangësive të konstatuara gjatë inspektimit, njofton Portalb.mk.
“Më 23.01.2018, e martë, nga ana e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor është kryer mbikëqyrje kontrolluese e jashtëzakonshme në Shtëpinë Private Shëndetësore “Sveti Llazar” apo “Spitali im-Sante Plus” me qëllim të respektimit të rregullores legjislative, gjatë së cilës janë vërejtur mangësi dhe lëshime, për shkak të së cilave nga ISHSSH është sjellë vendim për ndalesë të punës derisa nuk mënjanohen mangësitë apo lëshimet”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Përndryshe, Shtëpia Private Shëndetësore “Sveti Llazar” apo “Spitali im-Sante Plus” u bë u njohur në opinion për shkak se një 31-vjeçare, Dëbora Xhambazi nga Kërçova, ndërroi jetë gjatë ditës së enjte, gjatë lindjes me prerje cezariane të fëmijës së parë të saj. Besohet se shkak për vdekjen kanë qenë komplikimet që i kanë shkaktuar vështirësi në frymëmarrje. Foshnja mashkull gjendet në Klinikën për sëmundje të fëmijëve dhe gjendja e tij është stabile.