Menaxheri i qendrës së votimit në Fakultetin Juridik dhe Ekonomik, Valon Daku ka bërë të ditur për Ekonomia Online se 3460 qytetarë kanë votuar në këtë qendër.
“3 mijë e 460 votues kanë votuar 47.92%. Procesi ka shkuar pa incidente dhe probleme. 7 mijë e 665 të drejtë vote, 3mijë e 460 kanë votuar 45.14%”, tha ai.