Qendra e votimit në shkollën “Hasan Prishtina” është mbyllur në orën 19. Sofije Bunjaku, menaxhere e kësaj qendre të votimit ka thënë se në këtë qendër votimi kanë votuar 43% të qytetarëve.
Në kërrë vend votim kanë pasur të drejtë vote 7133 votues, raporton Ekonomia Online.
Ajo ka thënë se incidente nuk ka pasur dhe gjithçka ka shkuar në rregull dhe fluks më i madh është vërejtur në orët e pasdites.
Në këtë shkollë në orët e para ka votuar kandidati i LDK për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi.