Një djalë 12-vjeçar nga Prizreni është mbytur në Plazhin e Madh në Ulqin.
Emergjenca ka dalë në vendin e ngjarjes por që nuk ka arritur ta kthejë atë në jetë, raporton Vijesti.
Ai deri në breg pa shenja jete, është nxjerrë nga një pushues tjetër nga Kosova.
12-vjeçari për pushime në Ulqin kishte shkuar me vëllanë dhe bashkëshorten e tij.
Vijesti më pas ka raportuar se tragjedia ka ndodhur të mërkurën, më 3 gusht.