Mc Allister dhe Fleckenstein takim një orësh me Ramën e Metën

Prishtinë | 25 Pri 2017 | 17:07 | Nga

Zëvendëspresidenti i PPE-së, David Mc Allister dhe eurodeputeti Knut Fleckenstein kanë takuar për rreth një orë Edi Ramën dhe Ilir Metën tek Kryesia e Kuvendit.

Edi Rama është parë të hyjë në Kryesinë e Kuvendit i shoqëruar nga Gramoz Ruçi, si dhe Taulant Balla.

Kreu i qeverisë ka lënë godinën e Kryeministrisë, duke kaluar pranë çadrës së ngritur nga opozita dhe më pas është futur në Kryesinë e Kuvendit, shkruan Lapsi.al.

Meta në këtë takim shoqërohej nga Luan Rama dhe Petrit Vasili.

Pas takimit me dy aleatët Rama e Meta, zyrtarët e PPE-së dhe PE-së do të shkojnë tek lideri i PD-së, Lulzim Basha.

Ende nuk bëhen të ditura detaje nga takimi që ka përfunduar në orën 16:10, kohë kur dy zyrtarët e PPE dhe PE kanë lënë ambientet e Kryesisë së Kuvendit, për t’iu drejtuar selisë blu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme