Kreshnik Fazliu, i njohur si Mc Kresha, është larguar nga FC Phoenix.
Klubi nga Banja e Pejës ka njoftuar zyrtarisht sot për ndarjen e rrugëve me mitrovicasin.
Sipas njoftimit, Kreshniku dha dorëheqje për shkak se nuk ia doli të qëndronte afër klubit shkaku i angazhimeve të tij në muzikë.
39-vjeçari mbante pozitën e menaxherit gjeneral te klubi i Ligës së Parë.
Njoftimi i plotë nga FC Phoenix:
“Tifozë të nderuar,
Dua t’ju informoj rreth një zhvillimi të rëndësishëm në klubin tonë, FC Phoenix, në lidhje me pozitën e menaxherit gjeneral.
Para disa mujave, i kemi ofruar pozitën e menaxherit gjeneral të ekipit tonë Mc Kreshës. Megjithatë kësaj oferte, ai, i cili po kthehej nga angazhime të mëdha në koncerte, nuk mundi të qëndronte afër ekipit dhe, me keqardhje, vendosi të lirojë pozitën e menaxherit.
Si klub, jemi mirënjohës për marrëveshjen dhe i uronim sukses në të ardhmen. Ne po vazhdojmë të punojmë me qëllim të përmirësimit të performancës sonë dhe besojmë tek trajneri ynë për të udhëhequr ekipin drejt suksesit”.