Mc Kresha & Lyrical Son largohen nga muzika? Reperët japin lajmin e trishtë për fansat

Prishtinë | 29 Maj 2023 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Në jug të Shqipërisë po mbahet “South Outdoor Festival”. Ndër të ftuarit për të performuar ishin edhe Mc Kresha dhe Lyrical Son, të cilët në një intervistë për “Top Albania Radio”, kanë treguar disa surpriza për publikun.

Të pyetur nëse është e vërtetë që po mendojnë të largohen nga muzika ata u shprehen:

“Ne e shohim muzikën Hip Hop njësoj si sportin. Nuk mund të bësh muzikë Hip Hop deri 50-60 vjeç. Vjen një moment kur thua ‘jam në rregull’. Duhet t’u vijë radha të tjerëve, gjeneratave që do vijnë. Shpresojmë që do të jenë më të mirë se ne dhe të lënë më shumë gjurmë se ne”.

Po a do t’i shohim reperët në një recital para se të largohen nga muzika? Na e dhanë një “dritë jeshile”.

Shpresojmë dhe jemi duke punuar. Por ne jemi pak perfeksionistë dhe pa ardhur në atë nivelin që duam ne, nuk po marrim guximin”, treguan artisët.

Të ngjashme