Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, David McAllister, u bëri thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të mos mbështeten në “lojën” e akuzave të ndërsjella.
McAllister ka theksuar se të dyja vendet duhet të përmbahen nga çdo veprim që do të rrezikonte progresin e arritur deri më tani në bisedimet në Bruksel, shkruan Tanjug, transmeton Telegrafi.
“Të gjithë e kemi parë çfarë ka ndodhur gjatë javëve të fundit dhe mendoj se këto zhvillime kërkojnë angazhim më të madh të të dy anëve”, është shprehur McAllister.