McCain në stërvitjet e përbashkëta anti-terroriste në Beograd

Prishtinë | 10 Pri 2017 | 14:32 | Nga

Zëvendëskryeministri serb njëherit ministër i brendshëm Nebojsha Stefanoviq dhe senatori amerikan John McCain i cili po qëndron për vizitë në këtë vend kanë marrë pjesë sot në Beograd në një stërvitje të njësisë Speciale, asaj të amerikanëve për operacione speciale për Evropë (SOCOM) dhe njësitë speciale të Ushtrisë së Sllovenisë.

Në një njoftim për media të Ministrisë së Punëve të brendshme të Serbisë bëhet e ditur se qëllimi i këtij trajnimi është ngritja e kapaciteteve për të luftuar terrorizmin nëpërmjet shkëmbimit të përvojave dhe praktikave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme