Zyra e UNICEF-it ka organizuar edicionin e dytë të “Activate Talks”, që këtë herë trajton temën “Tejkalimi i kufijve”, raporton Ekonomia Online.
Ngjarja ka mbledhur më shumë se 300 të rinj dhe janë prezantuar mbi 20 projekte të implementuara nga të rinjtë në të mirë të komunitetit.
Mysafiri special i këtij edicioni ishte Janis McDavid, një folës motivues me aftësi të kufizuara.
McDavid para të pranishmëve ka treguar historinë e tij, duke filluar nga mosha e fëmijërisë “kur e kishte kuptuar se ishte me i ndryshëm nga të tjerët”.
Ai u tha të pranishmëve se duhet pranuar veten, trupin tënd, sepse “duke pranuar mundësitë e tua mund ta bëjmë ndryshimin e së ardhmes”.
“Dua të ju flas për vendimin më të rëndësishëm që duhet marrë në jetën tonë sepse kur isha i vogël nuk e kuptoja se isha ndryshe; kur isha fëmijë ndihesha si fëmijë i zakonshëm, e dija se kisha një sfidë që të tjerët nuk e kishin, por për mua nuk kishte ndryshim sepse për mua dallimi ishte se disa nxënës kanë këpucë të kuqe, disa të bardha ndërsa unë kisha karrocë ngjyrë të gjelbër… Atëherë dëshiroja të bëhesha zyrtar policor dhe mendoj se do ishte shumë interesante t’i ndjekja kriminelët me motor”, tha ai.
Me shaka, McDavid tha se edhe në gjendjen e tij ka gjëra pozitive, si psh, nuk i duhet të blej këpucë, e nuk do të lajë enë.
Ai tha se nëna e tij i kishte thënë se secili fëmijë që lind vendos vetë se si të vijë ne këtë botë.
“Një mëngjes kur isha 8-vjeçar ende më kujtohet ky mëngjes sikur dje, ky mëngjes ndryshoi gjithçka sepse ne po jetonim në shtëpinë tonë që nuk ishe e qasshme dhe unë aty po ecja pa karrocën time në nguti dhe me duhej të ecja më shpejt dhe papritmas shikova veten në pasqyrë”, tha McDavid.
“Pamja në pasqyrë nuk kishte të bënte asgjë për veten time, pashë aty një trup i cili kishte kokën dhe trupin pa gjymtyrë dhe isha i ulur në tokë si foshnje”, tha ai.
“Bëra çfarëdo që ishte e mundur, luftova me vetën time, turpërohesha të dilja pa karrocë, por duke ecur nuk ndihesha mirë, nuk dëshiroja të më shihnin”, shtoi McDavid.
Ai tregoi për vendimin më të mirë që mori në jetë, duke pranuar veten siç ishte.
“Vendimi më i rëndësishëm që mora në jetën time dhe të gjithë mund ta marrim është të pranojmë gjendjen tonë se nganjëherë nuk mund ta ndryshojmë kurrsesi”, tha ai.
“Më e mira është të pranoni trupin tuaj dhe gjendjen tuaj… Asnjëherë nuk ka qenë dëshira ime të jem folës publik; nëna më thoshte që flet si radio. E vetmja mënyrë për të ndalë është të dalim në publik sepse unë nuk doja të isha folës publik”, shtoi McDavid, raporton Ekonomia Online.
Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, tha se UNICEF-i bashkë me organizatat partnere do t’iu gjenden pranë të rinjve që ata të kenë sa më shumë mundësi të zhvillohen dhe të jenë vetvetja.
“UNICEF-i dhe partnerët tani si qeveria suedeze dhe organizatat si motër si OKB-ja duan që të jeni aty të iu dëgjojnë juve të iu japin mundësi në mënyrë që të gjithë të jeni si Uta Ibrahimi e Rita Ora, besoni në vetveten ne jemi këtu për të iu dëgjuar”, tha Sahin.