Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, takuan kryesuesen e Panelit për Lirim me Kusht, Valdete Dakën, Kadrije Gola-Lubishtanin, si dhe Argjira Asllanin, përfaqësuese e Ministrisë së Drejtësisë në Panel.
Në këtë takim u diskutua lidhur me sfidat në trajtimin e kërkesave për lirim me kusht, fuqizimin e programeve rehabilituese që do të ndihmonin Panelin në raport me trajtimin e rasteve, për të dënuarit me nevoja të veçanta, si dhe nevojën për trajtim adekuat të personave të varur nga substancat narkotike, të cilët vuajnë dënimin nëpër Qendrat Korrektuese të Kosovës.
Avancimet në programet rehabilituese janë të nevojshme dhe si të tilla po trajtohen me qëllim të ngritjes së efikasitetit të këtij aspekti.