Dy vendime të ndryshme për të njëjtin proces janë marrë të mërkurën dhe të enjten në Ministrinë e Drejtësisë (MD) dhe në Ministrinë e Administratës Publike (MAP) lidhur me konkursin për Drejtor të Shërbimit Korrektues.
MAP-i, të mërkurën, ka njoftuar zyrtarisht se konkursi do të shpallet për shkak se kandidatët nuk kanë plotësuar kriteret e konkursit. Por edhe pas anulimit të konkursit nga MAP-i, MD-ja të enjten ka vazhduar me procedurën e intervistimit të kandidatëve për drejtor, shkruan sot Koha Ditore.
Burime të gazetës kanë thënë se tërheqja e njërit nga tre kandidatët ka bërë MAP-in që të anulojë konkursin pasi që ligjërisht në konkurs duhet të jenë tre kandidatë të përgjegjshëm. (Koha Ditore)