Mbahen takimet konsultative drejt finalizimit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit

Prishtinë | 28 Maj 2021 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Gjatë kësaj jave Ministria e Drejtësisë ka mbajtur një sërë takimesh me hisedarët kyç të procesit të Rishikimit Funksional për Sundimin e Ligjit. Qëllimi i këtyre takimeve ishte adresimi i komenteve të pranuara gjatë procesit të konsultimeve publike gjatë muajve të kaluar.

Takimi i sotëm u mbajt me KGjK-në, në të cilin Ministrja Haxhiu priti Kryesuesin e KGjK-së, Skender Çoçaj dhe ekipin e tij.

Java ka filluar me takimin e parë me Zyrën e BE-së në Kosovë. Më pas, janë mbajtur takime me Policinë e Kosovës, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Akademinë e Drejtësisë, për të përfunduar javën me takim me takimin që sot u zhvilluar me KGjK-në.

Në këto takime janë diskutuar të gjitha komentet e këtyre institucioneve mbi draftin e parë të Strategjisë për Sundimin e Ligjit. Ministria dhe këto institucione kanë gjetur zgjidhje konsensuale për të gjitha çështjet që janë diskutuar në këto takime dhe është tashmë e gatshme për të reflektuar ato në draftin final të Strategjisë.

Drafti final i kësaj strategjie, që duhet përfunduar gjatë muajit qershor, pritet të diskutohet dhe të mbështetet nga KGjK dhe KPK, para miratimit të saj përfundimisht nga Qeveria.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme