Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së ka marrë vendim që me 11 dhe 12 nëntor të bëhet intervisitim i kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së, raporton Ekonomia Online.
Të enjten më 11 nëntor, intervistimi do të fillojë në ora 09:00 deri në 16:00 nëse nuk ka seancë të Kuvendi, por në rast se ka seancë plenare atëherë intervisitim do të fillohet të premten.
Por nëse procesi do të përfundojë, intervistat do të kryhen edhe ditën e hënë.
Fillimisht kryetari i këtij Komisioni Armend Zemaj, ka rekomanduar shqyrtimin e disa ankesave që kishin të bënin me mungesën e disa prej dokumenteve nga kandidatët.
Njëri nga kandidatët Fatmir Salihu ishte përjashtuar nga lista për shkak se ka familjarë të punësuar në RTK, por i njëjti ka thënë se interpretimi i këtij Komisioni është gabim.
Pas diskutimeve e sipër u vendos që Fatmir Salihu të ftohet në intervistë dhe të shihet pastaj situata tutje.
Besnik Aliu, kandidatë tjetër poashtu ka paraqitur ankesë pasi pozita e tij në QKMF i’a lejon një gjë të tillë.
Pas diskutimeve të deputetëve prezent lidhur u vendos që dy prej aplikantëve të ftohen si shkak i afatit të skaduar të certifikatës së lindjes, raporton EO.
Diskutime të shumta ndërmjet tyre ka pasur në të shumtën e rasteve lidhur me interpretimet ligjore për çka me kërkesë të nënkryetares Saranda Bogujevci u vendos që të ftohet një interpretues ligjor për faktin që të mos kenë keqkuptime.