Kompania e ujësjellësit KRU “Prishtina”, përmes një njoftimi për medie ka bërë të ditur se nga data 30 mars të gjitha pikatë e arkëtimit do të jenë në hapura nga ora 09:00 deri në ora 16:00.
Sipas njoftimit, ky vendim i bordit të ka ardhur pas hyrjes në fuqi të vendimit të ri të Qeverisë për kufizimin e lëvizjes.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar konsumatorë , menaxhmenti i KRU”Prishtina” mori një vendim duke u bazuar në ndryshimin e Vendimit të Qeverisë së Kosovës për lëvizjen dhe qarkullimin e lirë.
Ju njoftojmë se duke filluar nga dita e hënë, 30 mars 2020 të gjitha pikat e arkëtimit do të jenë të hapura, aty ku ju mund të bëni pagesa për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, nga ora 09:00 – 16:00.
Ky vendim vlen për të gjitha komunat në zonën e shërbimit.
Paguani faturat e ujit, gjithnjë duke u bazuar në rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë.