Temperatura marramendës prej 48.9 gradëve Celsius, ka bërë që pjesa perëndimore e Sydneyt, të jetë pjesa më e nxehtë sot në Tokë, derisa shumë vatra zjarresh kanë vazhduar të digjen.
Sipas Byrosë së Meteorologjisë, kjo temperaturë maksimale ka mbizotëruar në Penrith, rreth orës tre të pasdites, transmeton Telegrafi.
Erëra të fuqishme kanë vazhduar të fryjnë, derisa ka pasur frikë se do të ndezin zjarre të rreja, andaj forca të shtuara zjarrfikësish ishin shtuar në New South Wales.
Derisa pjesa e brendshme e qytetit kishte35 gradë Celsius, në Canberra arriti temperatura maksimale deri në 43 gradë Celsius.
Zjarrfikësit janë frikësuar për më të keqen, për 200 mijë banorët në Penrith, ndërsa deri në orët e pasdites, niveli i alarmit ishte në “rrezik të shtuar për zjarre”.
“Jemi më të përgatitur se kurrë më parë, ngaqë gjendja është shumë e rëndë. Në mëngjes kemi pasur 137 vatra zjarri, me 60 jashtë kontrolli. Me përkushtim, arritëm ta tejkalojmë këtë situatë”, thuhet në raportin e autoriteteve të sigurisë.
Si pasojë e shtëllungave të mëdha nga tymi, qielli mbi shumë qytetet në Australi ka marrë ngjyrë portokalli, derisa banorët kishin probleme me frymëmarrjen.