Incizime të bëra me dron në dhomën e fjetjes, tregojnë kryeministrin bullgar Boyko Borissov teksa fle me pistoletë te koka dhe me një shumë të madhe të parave në sirtar.
Fotot e publikuara nga “e-vestnik.bg” e të nxjerra nga incizimi janë shpërndarë në rrjete sociale e portale, ndërkohë organet kompetente në Bullgari po punojnë në autenticitetin e pamjeve.
Kryeministri Borissov ka akuzuar presidentin e vendit Rumen Radev se e ka spinuar me dron, përcjell b92.net.
Presidenti, që jeton afër kryeministrit, ka pranuar se e ka pilotuar dronin, por ka mohuar se e ka dirigjuar atë në dhomën e kryeministrit.
Borissov të mërkurën ka akuzuar kundërshtarët e tij politikë se po e pengojnë futjen në përdorim të euros në Bullgari për të zëvendësuar levën.
Në një foto tjetër, shihet sirtari hapur në dhomën e kryeministrit me plot kartëmonedha 500 euroshe.
“Ata nuk do të më shtyjnë të jap dorëheqjen”, tha Borissov.
E presidenti Rubev, dikur pilot ushtarak, ka ftuar Shërbimin Nacional të Mbrojtjes të hetojë burimin e fotografive.