Asgjë të mirë për ketë vend, ka dëshmuar se nuk mund të bëjë kjo qeveri, përveç rasteve kur i promovon duke i përvetësuar administrativisht, projektet zhvillimore apo vendimet që kanë marrë e lënë në proces qeveritë e kaluara.
Madje ka deshmuar se nuk po arrinë ti mirëmbaj ato investime që janë bërë që nga pavarësia deri me ardhjen e kësaj qeverie në pushtet.
Atë që kanë investuar, ndërtuar e zhvilluar të gjitha qeveritë e kaluar për 20 vite, këta po arrijnë ta shkatërrojnë vetëm për një mandat e 52 ditë qeverisje.
Në vazhdën e detyrave të reja që gjoja ka ndarë me shumë pompozitet e propagandë Kryeministri për ministrat e vet, dua të vë theksin në tre ministri specifike tek të cilat po mundohet të kapet për ta kamufluar dështimin si qeveri, Albin Kurti.
Qeverisje do të thot planifikim ndaj buxhetit sipas objektivave nacionale.
Reagimet e Kurtit e Ministrave të tij, po bëhet athua se, nuk kane fare plan as program qeverisës. E që realisht, shumë herë ua kemi vu në pah se, ai pamflet që ka lexuar si trakt propagandues Kryeministri Kurti, si mandatar i 14 shkurtit – “datës së çlirimit për sojin e tij”, u bë periudha ogurzeze për Kosovën e kosovaret.
1.
Fusha e parë që nxitë emocionet qytetarë, pas të cilës po fshihet është procesit të krijimit të Forcave të Armatosura.
FAK zhvillohen sipas Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, ku janë të planifikuara në detaje struktura, organizim, TOPP, konceptet, doktrinat, personeli, trajnimet, shkollimi, pajisjet, pajimet, armatimet, automjetet taktike e jo taktike, helikopter multifunksional, aeroplan, kushtet e shërbimit, infrastruktura për mbështetjen e K4i, furnizimit në të gjitha nivelet deri në fushbetejë, blerjeve dhe procesit të blerjeve me programin amerikan FMS dhe tani edhe me marrëveshje bilaterale, donacionet, standardizimi dhe modernizimi, STANAG, kapacitetet për servisim në të gjitha nivelet, në personel dhe infrastrukturë, pjesë rezerv, hangaret, depot e munisioneve dhe mjetevr eksplozive, poligonet taktike, infrastruktura për akomodim,etj.
Në ketë plan që ka karakter GANT, e parasheh në kohë, sasi, lloj, çmimi, destinim, kush, kur, ku, ne koordinim me ke, etj. të gjitha këto në pako me trajnimin e ekipeve për armë kolektive, sisteme armatimi dhe instruktorët. Pastaj PGJT parasheh se këto kapacitete mund të ndryshohen duke ndjekur tre komponentë: ndryshimet e ambientit të sigurisë pra natyrën e kërcënimeve dhe rreziqeve ndaj integritetit territorial, sovranitetit politik, qytetarëve dhe pronës, fuqitë nacionale, buxheti dhe avancimin teknologjik.
Një rast të tillë e kemi me Ground Surveillance Device/Pajisjet e vëzhgimit tokësor, të cilët kanë avancuar teknoligjikisht dhe kemi blerë Dronët vëzhgues, (që në të ardhmen mund të pajisen edhe me armatim reaktor për sulme ajër-tokë apo edhe dron kamikaz).
Po ashtu, në vend të armëve për luftë kundërblind si RBG, GH krahu, raketahedhës, armbrust, etj, të cilat kanë avancuar tekonologjikisht dhe kemi blerë raketahedhës “Javelin”, tejet me i avancuar për luftë kundërblind.
Këto blerje ndodhin pikërisht në kohën kur ju vije radha sipas programit për përgatitje profesionale të ushtarëve në temat taktike. Pra, e ndjekin programin e zhvillimit të kapaciteteve dhe përgatitjes taktike, si dhe stërvitjes për mision. Kjo bëhet që të mos i mirë/mbajmë nëpër hangare deri sa nuk janë para përgatitur ekipazhet për perdorim, si psh. Pilotët për flututaket e Flotës ajrore.
Apo ta zëmë kur ishte tema e vëzhgimit të fushëbetejës u blenë “donet” si me të avancuar se “pajisja e vëzhgimit tokësorë”, pastaj në fazën e përgatitjes së ushtarëve në temat taktike të lutës kundër blindë, u blenë apo erdhën raketahedhësit “Javelin” si me të avancuara se armët e përdorura deri me tani.
Por kjo s’do të thot se nuk do ti kemi edhe ato të zakonshmet.
E kështu, kur të arrijm me proces në fazën e përgatitjes luftarake për luftë kundër ajrore, do të kemi armët e luftës kundërajrtore dhe besoj se në vend të mitralozve kunërajror, topave kundërajror, do të blejmë sisteme të avancuara teknologjike raketore, për luftë tokë ajër, apo ajër-ajër me Forcat Ajrore, fluturaket për luftë ajrore.
Do të kemi sisteme për luftë ajër ajër dhe ajër tokë, apo detë.
Pra, çdo blerje do të jetë e planifikuar, si kohë, proces, kosto, lloj, tip, në kohën kur duhet ti marim, pakon trajnuese, edhe maturohet me intdeksi çmimor.
Kushdo që vrapon ta quaj meritë të tijen çfarëdo kapaciteti ushtarak që krijohet, është duke spekuluar, spese çdo gje është meritë e ushrakaëve dhe ekspertëve civilil në Forcë, me theks asistencës teknike profesionale të SHBA dhe PUN në Forcë.
2.
Fusha tjetër pas sëcilës provoj të fshihet Kryeministri është ajo e infrastrukturës, për të cilën, doli në media dhe e dha lajmin e madh se “ketë vit do nënëshskruhen kontratat me kompanintë punëkryese, dhe të përfundohen rrugët Gjakovë – Dolc, dhe autostradat Prishtinë – Podujeve, Prsihtinë – Mitrovicë, Prishtinë – Pejë, dhe rruga që lidhë Gjakovën me Shkodrën. Duhet të përfdhij edhe rrugën Junik – Gjeravicë, Kamaran – Drenas, e shumë rrugë tjera.
2.1.
Rruga Gjakovë, – QafëMorinë, në drejtim të Tropojes, deri në Barbullush të Shkodres. Pjesa e Kosovës është disa kilometërshe, rrugë tashme ekzistuese, etj.
Kurse në territorin e Shqipërisë është bërë studimi i fizibilitetit dhe është projektuar që nga viti 2006, për çka atëbotë janë ndarë 11 milion dollarë. Për ketë ka pas një angazhim dhe kontakte edhe nga Shoqata “Adriatik – Alpe” që janë mbështetur nga qeveria e Tiranës atë botë. Projekti tyre krahas rrugës Gjakovë – Tropoj- Barbullush e Shkodër, ka edhe “Unazën e zhvillimit shqiptarë” Tropoj – Vuthaj -Gusi – Plavë -Deçan. Pastaj aksi tjetër, Beran – Rozhajë – Pejë.
Ajo që mbetet barrë për Kosovën është ndryshimi i trases së hekurudhës nga Kramoviku në Qafëmorinë, meqë është shkatërruar trasa vjetër.
Përgjithësisht, buxheti për rrugët dhe austrostrdat e Kosovës të potencuara, është veç i zotuar nga buxheti i Kosves si GQ apo Fondet e Huajtura, sepse janë të tenderuara tashme.
Por, ndalja e projekteve nga kjo qeveri, do studim e hetim pse ka ndodhur?
2.2.
Kj qeveri doli me deklaratën mediale dhe ndanë sipas tyre, buxhetin për rrugën Dolc – Gjakovë.
Por, e vërteta është se këto mjete tashme ishin të ndara si për të gjitha rrugët e autostradat e Kosves.
Por, u bllokuan nga kjo qeveri me pretekste të ndryshme si eksproprijimet dhe fizibiliteti.
Rruga Dolc – Gjakovë, në gjatësi 30.46 km, ishte planifikuar me buxhetin e vitit 2018, me kod buxhetor 0443, kodi propozimit 205070 1832685, kod projekti 15058, ishte paraparë të përfundonete për 36 muaj – 04.2018 deri 07 2026, me katër korsi qarullluese, të gjëra nga 3.75 m për korsi. Punëkryese ishin disa kompani sipas lotëve/segmenteve, me buxhet total, në shumë prej 57 milionve.
(Pra projekti infrastrukturor “Zgjerimi i rruges Dollc – Gjakovë”
Viti (2018) nga BK 4,900,000, Te hyrat nga AKP 5,100,000
Gjithësejt 10,000,000;
Viti (2019) nga BK 15,000,000, nga AKP 10,000,000,
Gjithësejt 25,000,000;
Viti (2020) BK 12,000,000 AKP 10,000,000,
Gjithësejt 22,000,000;
Vlera totale 2018-2020 -BK 31,900,000, AKP 25,100,000= 57,000,000).
Për po të njejtën rrugë, nga viti 2023, nga qeveria Kurti, me letra janë ndarë edhe 30,694.338 milion, me kodin buxhetor të njejtë 0443, kodi propozimit 205070 1832685, kod projekti 15058.
(Qeveria Kurti nga viti 2023, ka ndarë buxhet për të njëjtin porjekt si në vijim:
Shpenzime deri (2023)- 8,964.338,
Vazhdimi nga (2023) -10,000,000;
Të reja për (2024) – nuk ka, janë të bartura nga (2023) ato 10,000,000;
Viti (2025) – 6,000.000;
Viti (2026)- 6,000,000;
Gjithësejt të parapara prej (2023- 2026) janë: 30,694,338).
Po të keni durim dhe ti shihni tabelat e buxhetit do të vëreni se kojo qeveri nuk ka ndarë asnjë cent buxhet por vetëm se e ka marrë të njëjtin buxhet tenderues 2018 dhe po e prezanton si ndarje buxhetore të vetën 2024.
Shikojini tabelat e buxhetti 2018 dhe 2024 në komente për ta vërtettuar ketë mashtrim.
Gjatë një mandati e 52 ditëve, e vetmja rrugë në të cilën për shkak se u bë e pakalueshme për qytetarët e asaj ane, është puna në rrugën Dolc – Gjakovë, e cila edhe tani është në gjendje katastrofale, siç e kam dëshmuar me shumë video e foto drejtëpërdrejtë nga terreni. Edhe 300 metrat e fundti që u shtruan para një muaji, kanë filluar të shkatërrohen dhe është mbushur gropa, ka plasur asfalti dhe po bëhet e pa kalueshme, ashtu siç janë edhe dy pjesët tjera të asfaltit të kësaj rrugë që nga shtatori i vitit që iku.
2.3.
Autostradat që po flitet se do të bëhen nga kryeqëndra, drejtë qendrave komunale që gravitojnë me pikëkalimet tejkufitare të Kosovës me Serbinë e Malin e zi, nuk fillohen, por duhet të vazhdohen, nga se janë ndalur atë ditë që me shtetin nuk ka udhëhequr qeveria e pavarësisë që edhe i ka nuisur e drejtuar.
Pra ajo për Podujevë, drejte kufirit me Serbin në pikëkaaklimin kufitar Merdare, vazhdon nga, Truda.
Ky prohjekt i rrugës nacionale Prishtinë-Besi-Podujevë, vlera e të cilit ishte 37 milionë euro dhe ka nisur të ndërtohet para shtatë vitësh, por u ndal me ndaljne e PDK, pra mos drejtimin e qevreisë nga ky subjkekt. Me ardhjen e kësaj qeveri u premtua se do të përfundohej brenda vitti. Tani në fund të mandatit përfundiumisht kjo qefveri po zotohet se do të përfundojë brenda 425 ditëve.
Mbase kjo pritet të bëhet në Verë, kur do të vijnë mergimtarët e të shohin se si kompanitë punojnë në tre ndrrime?!
Kontrata milionëshe janë disa sish, tri prej të cilave janë nënshkruar dhe kapin vlerën e 24 milionë eurove.
Sipas dokumenteve të publikuar e-prokurim, lotin e parë e ka fituar kompania “Pro & Co Group SH.P.K.” dhe “Levantina Ingenieria Y Construccion”, shuma e të cilit është 6.4 milionë euro.
Llotin e dytë për ndërtimin e kësaj rruge e kanë fituar kompanitë “2A Group SH.P.K. Vega sh.p.k, dhe peshon 8 milionë e 447 mijë euro.
Ndërkaq, llotin e tretë me vlerë prej 9 milionë e 200 mijë eurove e ka fituar grup i operatorëve ekonomik “Agbes Construksion shpk; Arbotec SH.P.K.; GEO CONSTRUCTION sh.p.k; MINERAL L.L.C.; BM Group SH.P.K,
2.4.
Ndertimi i rrugës nacionale Prishtinë- Gjilan- Konqul, vazhdon punimet me buxhet të zotuar.
Data e fillimit dhe mbarimit (04/2017- 12/2026)
Shpenzime deri më (2023)- 34, 604,977.
Vazhdimi nga (2023) 17,000,000.
Të rejat për 2024, nuk ka, pra janë të bartura 17,000,000 nga vitet paraprake.
Planifikimi për vitin (2025) 36,384, 371.
Planifikimi për vitin (2026) 40, 955, 618.
Vlera Totale e Projektit 128, 944,966.
2.5.
Rruga për Mitrovicë, buxheti 2024, parasheh që të vazhdohet me projektin “Zgjerimi dhe rehabilitimi i rrugës Magjistrale Prishtinë- Mitrovicë
Shpenzimet nga tenderimi e deri në vitin (2023) kapin shumat nga Grandet Qeveritare 48,539,362, Financimet nga huamarrja (FH)- /kreditë 26,072, 035
Gjithsejtë: 74,611,397
Ligji për Buxhetin (2019)
Nuk ka ndarje buxhetore për këtë rrugë për 2019
Vazhdimi nga (2018 në 2019)- 2,320, 815,
Vlersuar për Vitin (2020) 3,780,000,
Vlersuar për vitim (2021) 5,000,000,
Totali 2019- 2021 = 11,100,815
Ligji për Buxheti (2020)
Shpenzimet deri në vitin (2019)- 58,991,643
Vazhdim nga (2019) për (2020) 21,600,000, nuk ka ndarje të reja (2020),
Viti (2021) 10,000,000,
Viti (2022) – 5,980,000,
Vlera totale e projektit 96,571,643
Ligji për Buxhetin (2022)
Vazhdim nga (2021) 1.500,00,
Të reja për (2022) nuk ka,
Planifikim për (2023) 500,000
Ligji për Buxhetin (2024)
Shpenzimet deri në vitin (2023) GQ 48,539,362, FH 26,072, 035
Gjithësejt 74,611,397
Vazhdimi nga (2023) GQ 2.500,000, FH 12,000,000,
Gjithësejt- 14,500,000,
Të reja për vitin (2024) – nuk ka, por janë të bartura ato të vitit (2023)
Viti (2025) GQ 2,000,000, FH 5,000,000
Gjithësejt 7,000,000
Gjithësejt GQ 53,039,362, FH 43,072, 035=
96,111,397
2.6
Kurse për rrugën Prishtinë – Pejë – Rozhajë, e që duhet të vazhdoj nga Kieva në Zahaq, buxheti u sigurua si kredi e butë apo me kamatë të ulët nga BERZH, në vlerë 151 milion euro.
Krjo qeveri i ktheu mbrapa me të marr pushtetin.
Për ketë, jo vetëm që u ndal projekti i rrugës por edhe u penalizuam për mos përmbushje të kredisë, e për kthimin e saj Kosova pagoi edhe penalti pra kamatat e parashikuara dhe humbjet e shkaktuara nga mos përdorimi i kredisë.
Për të gjitha këto është zotuar tashme buxheti dhe janë bërë të gjitha përgatitjet tjera si fizibiliteti dhe shpronësimet.
Ndalja e tyre ka ndodhur vetëm pas ardhjes në pushtet të qeverisë Kurti 1 e tutje, me pretendimin se ka pasur korrupsion e krim të organizuar.
Po kalon mandati qeverisës Kurti 2 dhe asnjë i arrestuar për korrupsion as për krim të organizuar.
Atëherë cila është arsyeja e ndaljes së projekteve infrastrukturore?
A është kjo agjendë për ta ndalur zhvillimin dhe për shkatërrimin e infrastrukturës ekzistuese duke mos e mirëmbajtur, siç edhe po ndodh.
Pra koj qeveri jo vetëm të ndërtoj infrastrukturë të re, por s’po arrin as ta mbaj atë që kanë krijuar qeveritë e kaluar.
Ajo çfarë duhet vënë në pah është fakti se, me ndaljen e këtyre projekteve që nga ardhja në pushtet e LVV, është fakti se fondet e zotuara i ka hëngër inflacioni dhe rritja e çmimeve të lëndës së punës por edhe mjeteve tjera të cilat nevojiten për punëkryesit, si çmimi i naftës, makinerive.
Duhet vënë në pah se në emër të kompanive punë kryese i kemi propozuar qeverisë që të ju shtohet buxheti për 40%. Shumë vende të rajonit e kanë bërë ketë në vlerën 30%, kurse qeveria Kurti 2 ka ndarë vetëm 20%.
3.
Dikasteri tjetër ku po mundohet të mbuloj dështimin e vet kjo qeveri është shëndetësia.
E patëm rastin të shohim edhe paralajmërimin e ministrit të shëndetësisë, tek deklaronte duke u zgërdhirë me atë të infrastrukturës “siç bëjnë hajdutët kur mendojnë se ia hodhën paq” se shëndetësinë ketë vit do ta bënte ma të bukur se dizajni i mjekrës së tij të llakosur, se do ketë pajisje teknologjike të avancuar për diagnostikimin e sëmundjes së kancerit.
Por deri atëherë pacientëve ju sugjeron që të tregtohen nga agjentet ndërkombëtarë apo ndërlidhur me vendorët, dhe të paguajnë për shërim në spitalet private vendore apo nëpër shtetet tregtuese me pacientë shqiptarë, si Serbi, Turqi, Maqedoni, Shqipëri, Itali, etj. ose e kundërta të vazhdojnë të vdesin, meqë nuk e përballojnë koston e shërimit, në mungesë të mundësive materiale dhe në mungese të kujdesit shtetëror, ligjit për sigurime shëndetësore dhe jetësore.
Ndërkohë që shëndetësia është tërësisht në kolaps, jo vetëm në aspektin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore, por edhe infrastrukturë, pajisje e teknologji mjekësore, materiale mjekësore, barna dhe menaxhment jo serioz dhe as profesional, vetëm në bazë të asaj se paska qenë biznesmen i suksesshëm apo më saktë ka subvencionuar LVV në fushatë. Por pa asnjë njohje për fushën e shëndetësisë.
Këto ditë kisha detyrimin që të jem nëpër objektet dhe repartet e QKUK, dhe përkundër profesionalizmit që dëshmojnë stafi mjekësor dhe teknik, kushtet e punës, infrastruktura dhe materialet për punë e trajtim të pacientëve janë mungesë.
Po ashtu, përjetova momente kur në sallat e kirurgjisë, me konkretisht atë abdominale e torakale, operonin nën zhurmën dhe dridhjet që shkaktonin Hiltat duke thyer muret, e bërë gjoja riparime në objektin e vjetruar e dalë jashtë funksionit mbështetës të procesit të trajtimit shëndetësor të pacienteve.
Ambientet e sanitarisë janë tmerruese. Paciente rrezikojnë të marrin infeksione ngase ato ambiente janë tërësisht jashtë funksionit dhe të papërdorshme për nevoja fiziologjike të pacientëve.
Shqetësim edhe më i theksuar është përdorimi i barnave të skaduar me theks nga Serbia, nëpër barnatoret por edhe në sallat e trajtimit të pacienteve.
Pra, është instaluar një praktikë e dëmshme, në përgjithësi nuk po punohet që të bëhen zgjidhje kolektive por secili po lufton për zgjidhje individuale.
Kështu edhe defunksionalizohet shteti ngase kemi të bëjmë me mungesën e patriotizmit kushtetues të bartësve të pozitave dhe punonjësit e sektorit publik shtetëror.