Me këto 5 truke mund të zhdukni rrathët e zinj poshtë syve

Prishtinë | 11 Pri 2021 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Cilat janë gjërat që duhet të keni parasysh?

Nëse keni rrathë të zinj poshtë syve e dimë sa gjë e bezdisshme dhe e sikletshme është, shkruan “IconStyle”,

Megjithatë ka disa gjëra që mund të bëni për t’i reduktuar ose (në raste të pashpresa) mbuluar rrathët e zinj, transmeton lajmi.net.

Cilat janë gjërat që duhet të keni parasysh?

Përdorni metodat e vjetra

Bustinat e ngrira të çajit, luga e ftohtë apo fetat e kastravecit të vendosura poshtë syve funksionojnë. Këto metoda e freskojnë lëkurën dhe ngushtojnë enët e gjakut poshtë syve duke ulur inflamacionin në atë zonë.

Nëse nuk përdorni krem sysh duhet të filloni ta bëni

Lëkura poshtë syve është e hollë dhe delikate dhe kremërat janë të domosdoshëm për mirëmbajtjen e kësaj zone. Kremërat ndihmojnë në hidratimin e lëkurës dhe përbërësit si kafeina luftojnë enjtjen, ndërkohë që kolagjeni dhe retinoli ndihmojnë në tendosjen e lëkurës duke luftuar rrudhat dhe rrathët e zinj.

Shmangni ushqimet e kripura dhe yndyrnat

Të dyja këto i theksojnë edhe më shumë rrathët e zinj të syve. Në vend të tyre konsumoni perime, pasi janë të mbushura me vitamina dhe pini shumë ujë. Hidratimi nxit qarkullimin e gjakut, gjë që ndikon shumë edhe në pamjen e lëkurës poshtë syve, duke e bërë atë të duket e freskët dhe aspak e enjtur.

Përdorni vajra që ndihmojnë në ushqyerjen dhe hidratimin e lëkurës

Vajra të tillë ushqyes janë vaji i bajames dhe ai i kokosit, që janë edhe perfektë për lëkurë delikate. Lyeni zonën poshtë syve me këta vajra çdo natë para gjumit.

Nëse asnjëra nga metodat e mësipërme nuk ka funksionuar, atëherë përdorni korrektorin

Nëse keni lëkurë të errët zgjidhni një korrektor në nuancat e portokallisë, ndërsa për lëkurat e bardha korrektori i verdhë do të ishte perfekt. Këto ngjyra do të mbulojnë rrathët e zinj poshtë syve. Sipër tyre vendosni një korrektor që i përshtatet ngjyrës së lëkurës suaj, pasi ky korrektor do t’u japë syve dritë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme