Menjëherë pas rrëzimit të qeverisë Mustafa si dhe shpalljes së datës për zgjedhjet e parakohshme filluan të qarkullojnë shumë mundësi për koalicione parazgjedhore në mes partive.
Ndër koalicionet më të përfolura të ditëve të fund është ai në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe partisë më të re në vend, “Alternativa”.
Njëri nga themeluesit e kësaj partie, ish-deputeti Ilir Deda, ka treguar për Gazeta Metro më shumë lidhur me këto bisedime.
Deda tha se aktualisht janë më shumë të përqendruar në zgjedhjet nacionale, duke pasur kështu për referencë lajmin se ai mund të jetë kandidat për Prishtinën nga LDK dhe Alternativa.
“Momentalisht nuk jam duke menduar për zgjedhje komunale dhe një gjë e tillë nuk është diskutuar me LDK-në. Jemi të fokusuar për zgjedhje nacionale dhe për kuvend”, ka thënë Deda.
Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje ka treguar tutje se ai nuk e përjashton mundësinë që të jetë kandidat për kryeqytetin në të ardhmen.
Mediet kanë raportuar se raportuar se LDK dhe Alternativa mund të lidhin koalicion parazgjedhor.