Kohëve të fundit shkencëtarët e kanë bërë publike se është më mirë të rrini vetëm sesa me njeriun e gabuar.
Ky studim është publikuar në revistën shkencore “Family Psychology” dhe tregon se është më mirë të rrimë vetëm sesa në një lidhje të keqe, duke qenë se lidhjet janë fuqimisht të ndërlidhura me shëndetin tonë fizik dhe psikik, transmeton Tentenja.com
Para se të arrijnë në këtë përfundim, hulumtuesit në Universitetin e Buffalos në New York kanë kaluar dy vite duke vrojtuar jetët e të rinjve që ishin në lidhje serioze.
Shumica prej nesh besojmë se është më mirë të dalim me dikë, edhe nëse nuk ndihemi krejtësisht të lumtur me të, për shkak se nuk duam të ndihemi të vetmuar.
Sidoqoftë, del që një gjë e tillë ka ndikim negativ në shëndetin tonë. Prandaj, keni kujdes se me kë zgjidhni të martoheni apo të jeni në një lidhje serioze, pasi që kjo mund t’ua përcaktojë të ardhmen e shëndetit!