Me moton ‘Mjaftë më’, më 28 nëntor organizohet protestë në Preshevë

Prishtinë | 18 Nën 2019 | 19:35 | Nga Ekonomia Online

Më 28 nëntor në Preshevë pritet të organizohet një protestë nën moton ‘Mjaftë më’, ku do të marrin pjesë të gjitha subjektet politikë shqiptarë të Luginës.

Siç mer vesh rtvpresheva.com nga burimet e veta mbrenda partive politke shqiptare të Luginës së Preshevës, me 28 Nëntor, në Ditën e Flamurit, në qytetin e Preshevës do të organizohet një marsh masiv protestues me moton ‘Mjaft më’.

Inciator i kësaj proteste është OVL e UÇPMB-së e përkrahur nga të gjitha subjektet politike shqiptare në Luginë të Preshevës, Këshilli Kombëtar Shqiptar, Këshillat e Bashkësisë islame në Preshevë dhe Bujanoc si dhe organizatat joqeveritare.

Nga burimet mësohet se Marshi protestues gjithëpopullor organizohet me datë 28.nentor 2019 ora 11:00, i cili fillon nga Shtëpia e Kultures ‘Abdulla Krashnica’ në Preshevë, transmeton gazetametro.

Vlenë të theksohet se kjo ngjarje do të jetë nga të rrallat ku i tërë spektri politik i njohur për përçarje të skajshme ka arritur të unifikohet pë këtë çështje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme