Komisioni për të Drejtat e Njeriut, me organizatat “Save the Children” dhe “Syri i Vizionit”, kanë organizuar marshin sensibilizues “Papuçja është për t’u veshë, jo për të goditë”, pjesë e fushatës për ndalimin e ndëshkimit trupor dhe dhunës ndaj fëmijëve, raporton Ekonomia Online.
Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje bëri thirrje që papuçja të përdoret vetëm për qëllimin që është prodhua.
Ajo ka shtuar deputetët e kanë pasur obligim hartimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve.
“Ne deputet kemi marr obligim serioz për Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve. Tash jemi duke pritur vetëm votimin e dytë dhe pastaj kemi obligim me prezantuar ligjin te ju. Unë jam e sigurt se çdo nënë përdorë papuçen veç për punë më të mirë”.
Kryetarja e Grupit të Grave Deputete Mexhide Mjeku-Topalli tha se dhuna dhe abuzimin ndaj fëmijëve janë të papranueshme.
Sipas saj, fëmijët janë ende të pasigurt dhe përballen me dhunë dhe kërcënime të ndryshme.
“Këtë vit po e fillojmë me këtë aktivitet. Kjo fushatë është kambanë që po bije për të gjithë ne, për qëllim ka senzibilizimi i shoqërisë për t’i thënë jo dhunës ndaj fëmijë. Me jemi të vetëdijshëm që secili fëmijë në vendin tonë të rritet në vend të sigurt”.
“…shqetësimi ynë është se po përballen me kërcënime dhunë madje edhe vrasje. Vrasja e Gjilanit është alarm që masat për fëmijët duhet të merren emergjent”.
Ahmet Kryeziu, Shef i Zyrës së Save the Children në Kosovë, tha se aktivitete të tilla ndihmojnë në vetëdijesim për pasojat e përdorimit të dhunës.
“Të dashur fëmijë ne si organizatë jemi krenare që bashkë kemi pas rastin të punojmë në në aktivitete të ndryshme për vetëdijesim për sa i përket dhunës”.
“Ftojë nga këtu të gjithë përfaqësuesit e popullit, prindërit të angazhohemi që të fillojmë të mendojmë më ndryshe”.
Naser Lajçi, nga “Syri Vision”, tha se me miratimin e një Ligji të veçantë fëmijët do të rriten ashtu siç e meritojnë.
“Po ndihmë i bekuar që punojë me shtresën më të ndjeshme. Kemi obligim që fëmijëve tu jepmi dashuri respekt. Ligjin ndëshkon dhunën ndaj tyre, kjo kauzë do të jetë e suksesshme sepse jeni dëshmia më e fortë”.
Përfaqësuesja e fëmijëve, Fleta Mujaj, tha se dhuna ndaj fëmijëve rrit pasojat negative përgjatë gjithë jetës.
“Papuçja e çdo tjetër mënyrë e dhunë është mënyrë e cila rrit pasoja me efekte negative që kanë më i përcjellë fëmijët gjatë gjithë jetës”.
Qëllimi i kësaj fushate është rritja e vetëdijesimit të prindërve dhe të rriturve për pasojat që ka ndëshkimi trupor dhe përdorimi i dhunës, dhe ushtrimi i dhunës me papuçe.
Fushata e Ndalimit të Ndëshkimit Trupor dhe Dhunës ndaj Fëmijëve “#Rrite me Dashni”, realizohet në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes me të drejtat e fëmijëve “Detyrimi ynë për të Ardhmen-Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës”.