Me ndeshjet e UEFA-Liga e Kombeve, IPKO hap kanalet sportive per pakot familjare

Prishtinë | 06 Sht 2018 | 15:17 | Nga

Të gjitha ndeshjet e UEFA – Liga e Kombeve që do të transmetohen në platformën IPKO-Digitalb, tash mund të shikohen pa pagesë edhe në Pakot Familjare, deri në fund të vitit.

Sot, Super Sport 2 do të transmetojë ndeshjen midis Gjermanisë dhe Francës, nga ora 20:45. Përderisa, në të njëjtën kohë, Super Sport 5, do të transmetojë ndeshjet midis Gjibraltarit dhe Maqedonisë, si dhe Republikës Çeke dhe Ukrainës. të gjitha këto ndeshje, do të transmetohen ekskluzivisht në platformën IPKO – Digitalb.

IPKO është edhe sponsor gjeneral i Ekipit Kombëtar të Kosovës në Futboll, i cili do të luajë kundër Azerbajxhanit, të Premten, në orën 18:00. Përderisa të gjitha biletat e ndeshjes së Kosovës me Ishujt Faroe, mund të blihen në dyqanet qendrore të IPKO-së në Prishtinë, në Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë, Gjakovë, Pejë dhe Prizren.  

UEFA Liga e Kombeve UEFA + final four/finale do të transmetohen ekskluzivisht në platformën numër një në Kosovë IPKO-Digitalb, deri më 2021.

IPKO është lider në ofrimin e përmbajtjes supreme dhe më të pasur sportive për Kosovë. IPKO –Digitalb do të transmetojë ekskluzivisht më shumë se 1000 ndeshje futbolli, qe përfshijnë ndeshjet e ligave të ndryshme, ndeshjet ndërkombëtare për UEFA Liga e Kombeve si dhe shumë ngjarje nga disiplina të tjera sportive.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme