Ish-kancelari austriak Sebastian Kurz, 35 vjeç, ka konfirmuar lajmin se do të tërhiqet nga politika.
Kurz dha dorëheqjen nga postet e tij si kreu i Partisë së tij Popullore (ÖVP) konservatore dhe si udhëheqës i grupit parlamentar.
Ai së fundmi është bërë baba.
Sipas mediave të huaja, në deklaratën e tij ai tha se po tërhiqej nga politika për t’u fokusuar tek familja.
Dhe siç shkruajnë mediat austriake, në një fjalim emocionues, Sebastian Kurz shpjegon arsyet e tij për t’u tërhequr plotësisht nga politika.
Ai gjithashtu u tërhoq për shkak të kritikave dhe akuzave për korrupsion.
“Si kancelar, ju keni kaq shumë vendime që duhet të merrni çdo ditë, saqë e dini që herët se do të merrni edhe vendime të gabuara”, tha ai.
“Ju jeni gjithmonë nën vëzhgim. Ju gjithashtu vazhdimisht keni ndjenjën se jeni duke u ‘gjuajtur’”, shtoi Kurz.
Ndryshe, ishte gazeta austriake “Kronen Zeitung” që e para që raportoi se Kurz planifikonte të tërhiqej nga politika.
Dhe siç vlerësojnë mediat, tërheqja e Kurz nga jeta politike kombëtare vjen si një surprizë për Austrinë.
Në tetor, Kurz dha dorëheqjen nga posti i kancelarit nën presionin e partnerit të koalicionit, të Gjelbërve, pasi prokurorët e vendosën atë nën hetim me dyshimin për korrupsion.
Para asaj kohe, shumica e austriakëve mendonin se Kurz do të qëndronte në detyrë për vite me radhë.