Ish-asistentja personale e aktorit amerikan, Vin Diesel ka paditur yllin e Fast & Furious, duke e akuzuar atë për sulm seksual gjatë xhirimeve të filmit Fast Five në vitin 2010.
Avokat i aktorit, emri i vërtetë i të cilit është Mark Sinclair, tha se klienti i tij i mohon akuzat.
Asta Jonasson pretendon në padi se aktori e lidhi në një mur ndërsa ai kryente një akt seksual me veten e tij.
Ajo pretendon se kompania e tij e pushoi disa orë pas ngjarjes. Padia e Jonasson, e cila u ngrit në Los Anxhelos të enjten dhe pretendon se sulmi seksual ndodhi në hotelin St Regis të Atlantës gjatë xhirimeve të Fast Five.
Në padi deklaron se bërtiti dhe vrapoi drejt banjës në suitën e tij të hotelit, ylli i filmit e mbështeti në mur me trupin e tij dhe kreu një akt seksual mbi veten e tij.
Vetëm orë pas incidentit, në padi thuhet se ajo u kontaktua nga motra e aktorit Samantha Vincent – e cila drejton kompaninë e tij të prodhimit One Race Films – dhe u pushua nga puna.
Ajo ka paditur edhe motrën e aktorit dhe kompaninë e tij të prodhimit. Vincent nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.
“Ishte e qartë për të se po pushohej nga puna sepse nuk ishte më e dobishme – Vin Diesel e kishte përdorur atë për të përmbushur dëshirat e tij seksuale”, thuhet në padi.