Me rastin e ditës së Çlirimit, Policia kërkon mirëkuptim nga qytetarët pasi në intervalet e caktuara do ketë ndërprerje të qarkullimit të automjeteve

Prishtinë | 10 Qer 2024 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës me rastin e shënimit të 25 Vjetorit të Çlirimit ka kërkuar mirëkuptim në trafik pasi
institucionet e vendit kanë paraparë manifestime të ndryshme për të shënuar
këtë datë.

“Për nderim ndaj vendit tonë në këtë ngjarje do të marrin pjesë personalitete të
rëndësishme vendore, rajonale e ndërkombëtare. Delegacionet e miqve të ftuar, do të kenë
lëvizje bazuar në agjendat e parapara duke filluar nga 10 qershor deri me 13 qershor 2024″, thuhet në njoftim.


Tutje, sipas njoftimit Policia e Kosovës do të kujdeset për sigurinë dhe lëvizjen e eskortave të personaliteteve sipas itinerarit nëpër rrugë të ndryshme, duke përfshirë vendkalimet kufitare, Aeroportin
ndërkombëtar “ Adem Jashari” dhe rrugët të cilat të shpien në drejtim të institucioneve shtetërore
të Republikës së Kosovës.


“Nga qytetarët e vendit dhe pjesëmarrësit në trafik kërkojmë mirëkuptim pasi në intervale
të caktuara do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të automjeteve dhe riorientim të
trafikut në rrugë alternative”, shkruan ndër tjerash.

Të ngjashme