Me rënien e rasteve pozitive, bie edhe interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar

Prishtinë | 19 Mar 2022 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Me rënien e rasteve pozitive me Coronavirus, ka filluar edhe rënia e interesimit të qytetarëve për t’u vaksinuar, raporton Ekonomia Online.

Në raportin 24 orësh të Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet e ditur se janë administruar vetëm 423 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Ndërkohë, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.463 doza të vaksinës. Deri më sot 819.198 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 99.158 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Të ngjashme