Ekonomia Online
FUNDIT

Me rreth 26 mijë të paraburgosur në pritje të gjykimit, Erdogani premton avancim të lirive civile

Me rreth 26 mijë të paraburgosur në pritje të gjykimit, Erdogani premton avancim të lirive civile

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, është zotuar se do ta fuqizojë sistemin e drejtësisë për ta mbrojtur lirinë e të shprehurit dhe për t’i forcuar liritë civile në shtetin që është përballur me kritika nga aleatët perëndimor sa u përket të drejtave të njeriut. Gjatë një fjalimi të mbajtur javën e kaluar, presidenti turk, i […]

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, është zotuar se do ta fuqizojë sistemin e drejtësisë për ta mbrojtur lirinë e të shprehurit dhe për t’i forcuar liritë civile në shtetin që është përballur me kritika nga aleatët perëndimor sa u përket të drejtave të njeriut.

Gjatë një fjalimi të mbajtur javën e kaluar, presidenti turk, i cili ka pasur raporte të tensionuara me Brukselin, paraqiti një plan me 11 pika, të cilin e quajti plan veprimi për të drejtat e njeriut. Në këtë plan përfshihen edhe përpjekjet për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe sigurimin e udhëtimit pa viza me vendet anëtare të këtij blloku.

“Askush nuk do të privohet nga e drejta e vet për të shprehur kritikë apo mendim”, tha Erdogani para të pranishmëve, ku kishte edhe ambasadorë të vendeve të BE-së, shkruan Financial Times, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, disa aktivistë turq e vunë në dyshim sinqeritetin e zotimit të qeverisë. Hurrem Sonmez, avokate që merret me rastet që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, tha: “Në një shtet ku njerëzit ndalohen për periudha të gjata për besimin dhe aktivitetin e tyre politik, pak njerëz besojnë se thjesht përgatitja e një plani do ta bëjë dallimin. Ajo që është me rëndësi është veprimi që do ta ndryshojë gjendjen e tanishme.”

Sipas indeksit të organizatës “Freedom House”, në listën me 100 shtete, Turqia radhitet si vendi i 32-të me më së paku liri. Mijëra aktivistë politikë dhe gazetarë janë burgosur.

Ankaraja i ka injoruar urdhrat nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut që t’i lirojë politikanin kurd, Selahattin Demirtas dhe aktivistin e shoqërisë civile, Osman Kavala.

Në bazë të raportit të organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, deri në korrik të vitit 2020, të dhënat nga Ministria e Drejtësisë tregojnë se 58.409 persona janë duke u gjykuar, ndërsa 132.954 janë ende nën hetime kriminale për terrorizëm në lidhje me lëvizjen e klerikut Fetullah Gylen. Prej tyre, 25.912 janë duke u mbajtur në burg.

Të ngjashme