Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin e katërt (TM4) të vitit 2016.
Në këtë tremujor, sipas ASK-së, numri i vizitorëve ishte 26 486, prej tyre: 29.61% janë vizitorë vendorë dhe 70.39% janë vizitorë të jashtëm.
Kurse, numri i bujtjeve ishte 41 303, ku prej tyre: 26.09% e bujtjeve janë nga vendorët dhe 73.91% janë të huajt.
Numrin më të madh të vizitorëve dhe netëqëndrimet e tyre e ka rajoni i Prishtinës me 17 013 vizitorë dhe 25 543 netëqëndrime.
Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë dhe Pejë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh është nga: Shqipëria, Turqia, Gjermania, etj.
Në tremujorin e katërt të vitit 2016 (TM4 2016) pjesë e anketës janë 121 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajoni i Prishtinës, i Pejës, i Gjakovës, etj. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi është 10.11%.