Më shumë se 29 milionë fëmijë kanë lindur në zona të konfliktit gjatë 2018-s

Prishtinë | 20 Sht 2019 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Më shumë se 29 milionë foshnja kanë lindur vitin e kaluar në zonat e prekura nga konflikti, duke përfshirë, Afganistanin, Somalinë, Sudanin Jugor, Sirinë dhe Jemenin, ka thënë Organizata e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë, UNICEF.

Në një raport të publikuar më 20 shtator është thënë se statistikat tregojnë që, më shumë se një në pesë fëmijë të cilët kanë lindur vitin e kaluar, kanë kaluar momentet e para të jetës “në kaos të konfliktit, në ambiente të pasigurta dhe shumë stresuese”.

“Secili prind duhet të ketë mundësi për të festuar momentet e para të foshnjës, mirëpo miliona familje jetojnë në zona të konfliktit andaj realiteti është tjetër”, ka thënë drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Henrietta Fore.

Ajo ka thënë se në shumë shtete, konfliktet e dhunshme kanë kufizuar qasjen në shërbimet thelbësore për prindër dhe fëmijët e tyre.

Të ngjashme