Qindra të burgosura gra në shtetin amerikan të Teksasit kanë rezultuar pozitiv me coronavirus, e cila konsiderohet si një nga rastet më të mëdha të konfirmuara në një burg federal.
Numri i rasteve të konfirmuara në Qendrën Mjekësore Federale-Carswell në Fort Worth u rritën në 510, vetëm dy ditë pasi Byroja e Burgjeve (BOP) raportoi se 200 gra ishin diagnostikuar me COVID-19, raporton aljazeera.
Vetëm burgu federal në Seagoville, gjithashtu i vendosur në zonën Dallas-Fort Worth, kishte më shumë të burgosur të infektuar, me 1.156 raste që nga e marta
Tre javë më parë, burgu kishte raportuar vetëm tre raste të konfirmuara të virusit në mesin e të burgosurve. Që nga e hëna, tre gra kishin vdekur nga virusi.
Kujtojmë se FMC-Carswell mban të burgosura femra me sëmundje mjekësore dhe mendore. Aktualisht ka 1.357 të burgosura.
Ndryshe, Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh në botë të njerëzve të infekuar dhe të vdekur nga COVID-19 – përkatësisht në 3,9 milionë të infektuar dhe 142.068 kanë ndërruar jetë.