Me shumicë votash miratohet propozimi për ndarjen e mjeteve financiare për kompaninë “Pastrimi” në Prishtinë

Prishtinë | 10 Maj 2022 | 15:55 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pika e 5 e rendit të ditës në mbledhjen e komunës së Prishtinës për të cilën u diskutua ishte “Propozimi për ndarjen e mjeteve financiarë kompanisë rajonale të pastrimit “Pastrimi” ShA në Prishtinë.

Alban Zogaj nga LDK-ja ka thënë se thënë se me veprimet e tyre janë duke e zgjedhur një problem të përhershëm. “Kryetari nuk e shkarkon kryeshefin e as nuk e ngarkon në detyrë. Ne jemi duke ecur me procedura pa e bërë as një shkelje në atë drejtim. Ne jemi para dyerve të mbyllura të deponisë. Ne jemi para aktit të kryer. Ne jemi duke zgjedhur një problem të përhershëm”.

Kurse, Gëzim Mehmeti nga AKR-ja ka thënë se e vetmja zgjedhje është që Komuna e Prishtinës ta ketë një ndërmarrje që e menaxhon 100 për qind me aksionet e veta.

“Pa u marr me të kaluarën ne do të ishte më mirë të merremi me zgjidhjen e problemit të ndërmarrjes . Jam shumë i bindur që e vetmja zgjidhje është që Komuna e Prishtinës ta ketë një ndërmarrje që e menaxhon 100 për qind me aksionet e veta”, tha ai.

U hodh në votim propozimi për ndarjen e mjeteve financiare të kompanisë rajonal të mbeturinave “Pastrimi ShA në Prishtinë”. Me  30 vota për, 14 kundër asnjë abstenim kaloi kjo pikë e rendit të ditës.

Ndërkaq për pikën e 6 të rendit të ditës ishte “Propozim vendimi për konsulta paraprake publike lidhur me projekt rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për organizimin dhe bashkëpunimin e komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në territorin e Komunës së Prishtinës.

Feim Osmani foli në emër të grupit të VV-së dhe tha se kanë evidentuar disa mangësi në të dyja rregulloret.

Ai dha propozimet e tyre lidhur me rregulloren.

Një nga propozimet e tij ishte që përfaqësuesit e fshatit apo lagjes të zgjidhen  me më së shumti vota.

“Neni 4, paragrafi 4.3, që rregullon numrin e anëtarëve të komisionit duhet të ndryshojë nga 3 të rritet në 4. Anëtaret të zgjidhen kandidatët të cilët kanë më shumë vota nga lagja apo fshatrat. Kjo lehtëson të sjell përfaqësuesit që propozon lagjja”.

Kurse, Ermira Nikçi – Rexha, përfaqësuese nga LDK-ja tha se komisioni që do të krijohet për zgjedhjen e këtyre personave do ta ketë më të lehtë që të zgjedhet përmes votave.

“Ne jemi pro këtij propozimi”, tha ajo.

Feim Osmani nga VV-ja, tha se propozimet që i kanë dhënë nuk bien ndesh me udhëzimin administrativ.

“Ajo çka shihet në rregullore është skandalozë në qoftë se bëhen ndryshime së paku këto çka i thamë ne”.

Me 41 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kjo pikë u miratua.

Të ngjashme