“Më thanë që kam 3 ditë jetë”- Mes lotësh, banorja e “BBVIP” rrëfen historinë e trishtë

Prishtinë | 06 Mar 2024 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Banorja e Big Brother Vip, Vesa Smolica ka rrëfyer betejën e saj me sëmundjen në moshën 21-vjeçare, teksa ka treguar mes lotësh.

Këngëtarja është shprehur se iu është nënshtruar disa operacioneve, ndërsa natën qante nga dhimbjet, duke shtuar se “kanë qenë 2 vite mizore me shëndetin tim”.

Vesa deklaroi se u dobësua shumë dhe i ra imuniteti, ndërsa këmbët filluan t’i nxiheshin.

Pas kontrollove mjekësore, bluzat e bardha i dhanë edhe 3 ditë jetë, ndërsa iu nënshtrua operacionit për të shpëtuar.

“Kam qenë 21-22 vjeçe. Kam arritur deri në një pikë, jetë a vdekje, ishin dy vite mizore me shëndetin tim.

Shkoja në shtrat natën dhe qaja prej dhimbjeve. U dobësova shumë, më ra imuniteti, por vazhdoja me muzikën, pasi aty gjeja ngushëllim.

Filluan të më nxiheshin këmbët, ndërkohë kisha kaluar 3 operime, një torturë, më thanë 3 tre ditë jetë. Nëse do të shpëtosh, duhet të qëndrosh në spital dhe t’i nënshtrohesh direkt operimit. Kisha dhimbje të tmerrshme, më mbanin me morfinë”, tha banorja e BBV.

Të ngjashme