Prishtinë, 9 gusht 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetedy (32) aktakuza kundër dyzetekatër (44) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzetepesë (25) persona të ndryshëm.
Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë (9) personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si dhe ka kryer dy (2) bastisje në dy lokacione të ndryshme, ku si pasojë janë sekuestruar armë, sasi e substancave narkotike, të llojit marihuanë, 31 qese najloni të mbushur me pluhur ngjyrë të bardhë e dyshuar të jetë substancë narkotike e llojit kokainë me peshë prej rreth 21 gram, si dhe janë sekuestruar disa aparate të lojërave të fatit.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë katër (4) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për shtatë (7) persona. Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë një (1) kërkesë për bastisje në komunën e Podujevës. Nga kjo bastisje e realizuar është sekuestruar një armë dhe sasi e substancave narkotike, të llojit marihuanë. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë një (1) person për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”. Ndërsa, në Departamentin e Përgjithshëm, janë ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur pesë (5) akuza kundër 10 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Gjakovës, ka bërë një (1) bastisje dhe kontroll të katër lokacioneve brenda qytetit të Gjakovës, për katër persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si dhe ka realizuar sekuestrime te ndryshme.
Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar në tri raste të ndara, ka sekuestruar disa aparate kundër lojërave të fatit, si dhe, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
Prokuroritë | Aktakuzat – personat | Ndalimet | Paraburgimet kërkesat-personat | Bastisjet | Sekuestrimet |
Prokuroria Speciale | / | / | / | / | / |
Prishtinë | 6 – 8 | 7 | 4 – 7 | 1 | 1 |
Prizren | 4 – 5 | 1 | / | / | / |
Pejë | 5 – 10 | 2 | 1 – 1 | / | / |
Gjilan | 3 – 3 | 1 | 1 – 1 | / | / |
Gjakovë | / | 6 | / | 1 | 1 |
Mitrovicë | 5 – 5 | / | / | / | / |
Ferizaj | 9 – 13 | 8 | / | / | 1 |
Totali | 32 – 44 | 25 | 6 – 9 | 2 | 3 |
/////////////////////
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprat penale “Lëndim trupor “dhe “Kanosja”, si dhe një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Ndërkaq, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për dy (2) persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhunë në familje”, një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja”. Ndërkaq, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për katër (4) persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.
Bastisje:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë një (1) kërkesë për bastisje me lokacion në komunën e Podujevës.
Sekuestrimet e përkohshme:
Nga kjo bastisje e realizuar është sekuestruar një armë dhe sasi e substancave narkotike, të llojit marihuanë.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Sulmi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar për 48 orë një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Nga Departamenti i Përgjithshëm janë ndaluar dy (2) persona, një (1) i rritur dhe një (1) i mitur për vepër penale “Grabitje”.
Kërkesë për caktimin e paraburgimit:
Gjatë 24 orëve të fundit Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të veprave penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kanosje”, lidhur me veprën penale “Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur pesë (5) akuza kundër 10 personave për vepra të ndryshme penale.
Aktakuzë për veprën penale “Vjedhje e rëndë” kundër 3 personave.
Aktakuzë për veprën penale “Kanosje” kundër 2 personave
Aktakuzë për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” kundër 2 personave
Aktakuzë për vepër penale “falsifikim i dokumenteve” kundër 2 personave
Aktakuzë për vepër penale “Dhënie e ryshfetit” kundër 1 personi.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Grabitja’’.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, me dyshimin e veprës penale ‘’Kanosja’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave.
Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një personi për veprën penale ‘’Dhunimi’’.
Ndërkaq Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjashtë(6) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar katër (4) persona për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ”Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Ndërkaq, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona në dy raste të ndara. Një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Lëndim i lehtë trupor”, si dhe, një (1) person të ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi”.
Bastisje:
Prokuroria Themelore e Gjakovës, ka bërë një bastisje dhe kontroll të katër lokacioneve brenda qytetit të Gjakovës, për katër persona të dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 1 i KPRK-së.
Sekuestrimet:
Gjatë kontrollit dhe bastisjes së shtëpisë të një të pandehuri, janë gjetur një qese e vogël e mbushur me substancë në formë bari, e dyshuar për narkotik e llojit marihuanë në peshë prej rreth 0.45 gram, 2 fletë rizlla dhe të holla në shumë prej 35 euro, si dhe dy telefona të llojit “samsung” dhe “iphone 6”. Po ashtu, tek një i pandehur tjetër gjatë kontrollit dhe bastisjes në dollapin e rrobave në dhomën e tij në pakon e cigareve është gjetur një qese e mbushur me substancë në formë bari e dyshuar për narkotik të llojit “marihuanë” me peshë prej 1.10 gram dhe nën rroba edhe një qese me “marihuanë” në peshë prej rreth 0.85 gram, një telefon i llojit “iphone 6” dhe të holla në shumë prej 115 euro.
Tek i pandehuri tjetër gjatë kontrollit dhe bastisjes në dhomën e ndejës është gjetur një qese najloni e mbushur me substancë në formë bari e dyshuar për narkotik të llojit marihaunë në peshë prej rreth 26 gram, si dhe tek i pandehuri tjetër gjatë kontrollimit dhe bastisjes së shtëpisë së të njëjtit në dhomën e fjetjes nën divan është gjetur një revole me nr. serik EU1340964e llojit “made for sotis”, ndërsa në dhomën tjetër është gjetur një fishek i po të njëjtës armë. Ndërkaq, në një shtëpi tek një i pandehur tjetër janë gjetur dhe konfiskuar 31 qese najloni të mbushur me pluhur ngjyrë të bardhë e dyshuar të jetë substancë narkotike e llojit kokainë me peshë prej rreth 21 gram, 18 qese najloni të mbushura me bari ngjyrë të gjelbër e dyshuar si substanca narkotike e llojit marihuanë në peshë prej 88 gram, 4 krehër (karikator) të armës AK47, 500 fishek, municon të armëve të llojit të ndryshëm, dy jelek taktik, një peshore digjitale, një telefon “samsung” dhe të holla në vlerë prej 205 euro, dhe si të tilla të gjitha këto gjëra janë konfiskuar në cilësinë e provave material.
Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve komunale“.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, gjashtë (6) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” .
Kurse, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) person të mitur, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Pengim i personit zyrtar”
Sekuestrimet e përkohshme:
Me urdhër të prokurorit kujdestar, gjatë 24 orëve të fundit, lidhur me një aksion të zhvilluar mbrëmë kundër lojërave të fatit, janë sekuestruar disa aparate të lojërave të fatit.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza trembëdhjetë (13) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale” Vjedhja e shërbimeve”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli”.