“Me vdekjen e Dr. Adem Limanit, Kosova humbi një profesionist të shquar”

Prishtinë | 10 Pri 2019 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Në Fakultetin e Mjekësisë  është mbajtur mbledhje komemorative për nder të Prof. Dr. Adem Limanit, i cili u nda nga jeta. Në këtë akademi përkujtimore kanë marrë pjesë shumë nga kolegët e Limanit të cilët e përkujtuan atë me fjalë të mira, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili foli në këtë përkujtim, tha se Kosova humbi një njeri e profesionist te shquar.

MSh e ka kujtuar Limanin edhe përmes një postimi në faqen zyrtare të tyre duke thënë se Limani kontribuoi shumë edhe për çështjen kombëtare.

“Prof. Dr. Adem Limani ishte një prej profesionistëve të dalluar që dha shumë për shëndetësinë kosovare. Profesor Limani kontribuoi shumë edhe për çështjen kombëtare, në veçanti në organizimin e sistemit të edukimit paralel në vitet ’90-ta në Kosovë”.

“Me vdekjen e tij, familja humbi një prind shembullor, ndërsa Kosova një profesionist të shquar. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve!” thuhet në postimin e Ministrisë së Shëndetësisë, raporton EO.

Limani kishte lindur në vitin 1953 dhe kishte ndërruar jetë në 8 prill të këtij viti. Limani ishte otorinolaringolog i shquar, autor i shumë botimeve profesionale dhe kishte dhënë kontribut të vlefshëm në shëndetësinë kosovare.

Të ngjashme