Kreu i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili kohëve të fundit është konfrontuar me kryeministrin Albin Kurti, ka provokuar këtë të fundit me një fotografi me deputetin Eman Rrahmani i cili gjithashtu ka filluar të flasë hapur për mospajtimet që ka me Kurtin dhe ministrat.
“Me vëllaun”, ka shkruar Arifi.
Rrahmani ka shpërthyer sot edhe ndaj ministrit Murati i cili s’ka marrë pjesë në një mbledhje Komisioni. Ai ka mospajtime edhe për projektkodin civil dhe punën e shamisë.
Me vëllaun! ❤️🇽🇰 pic.twitter.com/xNQgcsmwPw
— Shqiprim Arifi (@arifishqiprim) October 4, 2022