Dy yjet e YouTubet, KSI dhe Logan Paul kanë mbyllur baras meçin e tyre të famshëm të boksit.
Britaniku KSI, që ka 19.4 milionë abonentë, u përball me yllin amerikan Paul, që ka 18.2 milionë abonentë, në një ndeshje në Manchester.
Rreth 20 mijë bileta u shitën në arenën e Manchesterit, teksa mijëra tjerë paguan nga 10 dollarë për ta shikuar direkt në YouTube.
Meçi i cilësuar si “ngjarja më e madhe në histori të internetit”, u ndoq nga 800 mijë abonentë live.