Shumë kosovarë i dolën në mbrojtje të parit të AAK-së, Ramush Haradinaj, pas arrestimit të tij në Francë, këtu duke përfshirë edhe artistë të njohur.
Ndër ta është edhe këngëtari i mirënjohur Mehdi Pergjegjaj i njohur si Meda.
Haradinaj u lirua me kusht ndërsa sot është paraqitur para gjykatës në Francë për t’u përballur me kërkesën e Serbisë për ekstradim.
Ndër personat e pranishëm në sallën e gjykatës është edhe Meda.
Këngëtari edhe më parë kishte bërë thirrje për të protestuar për lirimin e Ramush Haradinajt.