Media lokale në veri: Policia e Kosovës kontrollon banesën ku ka jetuar Milan Radojiçiq

Prishtinë | 29 Sht 2023 | 08:03 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës për momentin është duke bërë kontroll në të paktën një lokacion në pjesën veriore të Mitrovicës.

Sipas medias lokale në Veri, Kontaktplus policia ndodhet para ndërtesës së banimit ku ka jetuar Milan Radojiçiq.

Sipas mediumit dhe pamjeve që janë publikuar, së paku tri autoblinda të Policisë së Kosovës janë përballë restorantit dhe objektit të banimit, rruga është e bllokuar për qarkullim, por jo për këmbësorë. Dy forca speciale janë në hyrje të rrugës.

Të ngjashme