Media serbe “Novosti”, dje, i ka kushtuar një artikull të veçantë fjalëve të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe rrezikimit për krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’.
Aty flitet se si kryetari i Qeverisë së Tiranës, Edi Rama, ka folur përsëri për të bashkuar Shqipërinë me Kosovën por, siç thonë ata, këtë herë është vënë përpara një lëvizje konkrete që e sheh si shenjë paralajmëruese të këtij akti.
Një marrëveshje përfundimtare mes të Kosovës dhe Serbisë, siç e sheh ai do të çojë në njohjen e Kosovës dhe ndarja e saj përfundimtar nga historia me Serbinë, por “nëpërmjet marrëveshjes Kosovë – Serbi, e cila do të garantonte SHBA dhe BE, Shqipëria do të bashkohet me Kosovën”.
Media në fjalë vazhdon artikullin, Prishtina dhe Tirana ka katër vjet që mbajnë një sesion të përbashkët të dy qeverive, dhe në njërën prej tyre u pajtuan për hapjen e kufijve. Për këtë qëllim, të martën, në prani të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Fatmir Limajt në Durrës është hapur “zyra doganore e Kosovës”, Rama e ka vlerësuar si hap të parë drejt bashkimi doganor të Kosovës dhe Shqipërisë, duke shtuar se “nga sot, Kosova ka portin e vet”.
“Rama ka thënë se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë do të çojë drejt pranimit të Kosovës dhe ndarjes përfundimtare nga historia me Serbinë, kurse përmes marrëveshjes Kosovë-Serbi, të garantuar nga Amerika dhe BE-ja, Shqipëria do t’i bashkohej Kosovës”, shkruan kjo medie.