Mediat amerikane nisin fushatë pas sulmeve të Trumpit

Prishtinë | 16 Gus 2018 | 09:25 | Nga

Më shumë se 300 organizata mediale në Shtetet e Bashkuara do të nisin një fushatë të enjten për të luftuar sulmet e presidentit amerikan, Donald Trump.

The Boston Globe ka bërë këtë thirrje javën e kaluar, për një dënim kombëtar të “luftës së ndyrë” të presidentit kundër mediave, duke e titulluar të njëjtën #EnemyOfNone (Armiq të askujt).

Trump i ka akuzuar raportimet e mediave si “lajme të rreme” dhe ka cilësuar gazetarët si “armiq të njerëzve”.

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara kanë thënë se këto deklarata nxisin rrezikun e përdorimit të dhunës kundër gazetarëve.

Media të mirënjohura amerikane dhe të përditshme lokale kanë premtuar se do t’i përgjigjen thirrjes, teksa edhe gazeta britanike,The Guardian është zotuar se do të bashkohet në këtë organizim.

Me kryetitull “Shtypit të lirë i duheni ju”, gazeta The New York Times i ka konsideruar sulmet e Trumpit, “të rrezikshme për jetëgjatësinë e demokracisë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme