Një destinacion tejet i dashur, Prince Coffee House po vjen edhe në Austri!
Kjo meqë Prince Coffee House, tashmë po hapet edhe në qendër të Vjenës, dhe për këtë një ndër të përditshmet kryesore austriake “Kurier”, shkruan se ”kjo kafene po bëhet ndër vendet më të tërheqëse për vizitorët”.
”Prince Coffee House, me origjinë nga Prishtina, tashmë tregon në degën e saj në Nju Jork se mund të bëjë më shumë se përzierjen e zakonshme të kafesë. Të njohurat si Thai Mokka, Banana Espresso apo Iced Mint Mokka, si dhe ëmbëlsirat më të mira do të jenë së shpejti në dispozicion në qytetin e Vjenës”, thuhet në artikullin e gazetës vjeneze, me titull “Kaffeehaus 2.0”.
Anise përmendet që në Vjenë, kur vie puna tek kafenetë e zakonshme tek qyteti, gjërat ecin më në heshtje.
“Kurier” shkruan me entuziazëm për hapjen e një prej brendeve kryesore kosovare në kryeqytetin austriak, duke dhënë edhe adresën se ku gjendet lokali i parë i Prince Coffee House në Vjenë.
Hapja e Prince Coffee House në Austri, brenda pak ditësh, shënon fillimin e shtrirjes së këtij brendi nëpër qytete të Evropës Perëndimore.
Dy lokale do të operojnë së shpejti në Vjenë dhe dy të tjera në Gjermani.
Tash e disa vjet, Prince Coffee House ofron kafetë dhe ëmbëlsirat në Nju Jork të SHBA-së, kurse në Kosovë ka 12 lokale.
*Artikull i sponzorizuar