Mediat belge: Bregdeti i Shqipërisë po rrezikon të zhduket

Prishtinë | 13 Dhj 2017 | 15:26 | Nga

Në kanalin zyrtar të RTL në FB është publikuar një video e cila tregon erozionin e jashtëzakonshëm të bregdetit shqiptar.

“Deti po gëlltit bregun. Ky nuk është një film, por po ndodh në Evropë, në veri të Shqipërisë”.

Videoja e publikuar nga RTL, nje media belge tregon se si ndryshimet klimaterike, shpyllëzimet masive dhe nxjerrja e kripës nga deti, po mundësojnë që uji të shkaktojë përmbytjen e brigjeve. Edhe ndërtimet pa kriter kanë luajtur rolin e tyre në këtë masakër ekologjike.

Në 427 km breg, 154 janë prekur nga erozioni, ndërkohë që deti avancon me një shpejtësi 20 m në vit, njofton syri.net.

“Është ligji i më të fortit”, shkruan RTL në videon e saj duke shtuar se nëse nuk merren masa të menjëhershme, vendi në të cilin ata ndodhen, pikërisht në Shëngjin do të zhduket.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme