Mediat e mëdha botërore kanë raportuar për kërkesën e Turqisë për ta arrestuar drejtorin e gazetës Express, Berat Buzhala, për komentet e tij satirike në Facebook gjatë kohës kur tentim puçi po ndodhte në Turqi.
Ka qenë agjencia ndërkombëtare e lajmeve, Reuters, ajo që ka shkruar e para për kërkesën e ambasadës turke në Kosovë e cila përmes një letre i ka kërkuar ministrisë së Jashtme të Kosovës që të ndërmarr veprime për komentet e gazetarëve kosovarë në lidhje me tentim puçin në Turqi.
Lajmi pastaj ka qarkulluar nëpër media tjera të mëdha botërorë, siç është gazeta e përditshme amerikane, The New York Times, si dhe e përditshmja konservatore britanike, Daily Mail.
Më 20 korrik, ambasada turke në Prishtinë i dërgoi një letër ministrisë së Jashtme të Kosovës, duke i bërë thirrje që të ndërmerr veprim për komentet e gazetarëve.
Ambasada Turke në Kosove i ka bërë presion Qeverisë së Kosovës që të marrë masa ndaj komenteve të bëra në Facebook rreth puçit në Turqi.