Dy shqiptarë janë arrestuar në Britaninë e madhe, pasi shtëpinë ku jetonin e kishin kthyer në pronë kanabisi. Sipas mediave të huaja ata u përpoqën të iknin nga pjesa e pasme e shtëpisë me tre dhoma gjumi dhe tarracë në Thornaby. Policia e kishte nisur aksionin nisi aksionin e kontrollit që më 29 korrik. Dy personat janë Anest Samurri, 36 vjeç dhe Elidijon Vukza, 30 vjeç. Samurri u ndalua tek dera, ndërsa Vukza në oborrin e pasmë, teksa me vete kishte edhe 1.170 paund. Të dy shqiptarët pranuan se prodhuan drogën e Klasit B.
Prokurori Jenny Haigh tha: “Prona u kontrollua. Ajo ishte shndërruar në një fermë tregtare kanabisi në shkallë të gjerë. Kishte një numër zonash në rritje. Kishte pajisje për të rritur kanabisin.Kishte dy dhoma të konvertuara plotësisht dhe prova që dhomat e tjera po përgatiteshin për kultivim”.
Oficerët gjetën 56 bimë kanabis në një dhomë, 34 në një tjetër në periudha të ndryshme rritjeje. Një oficer i drogës e vlerësoi vlerën e drogave në mes 25,200 dhe 75,000 paund.
Alex Bousfield, duke mbrojtur Samurrin tha se ai veproi për shkak të dëshpërimit, pasi humbi një gisht në një aksident industrial dhe luftoi për të gjetur punë, kur erdhi në Mbretërinë e Bashkuar me kamion. “Por kur arriti këtu situata ishte jashtëzakonisht e vështirë për të. Ai nuk kishte asnjë mjet për të mbështetur veten dhe nuk kishte asnjë mundësi për t’u ushqyer. Për këtë arsye, ai mori përsipër të punonte në një shtëpi kanabisi për të siguruar para për ushqim. Nëse do të kishte zgjedhje të lirë dhe para, do të dëshironte dëshpërimisht të kthehej në Shqipëri. Ai ka dy fëmijë të vegjël dhe do të dëshironte të mos i kishte lënë në shtëpi”, u shpreh avokati Bousfield.
Paul Green është avokati për Vukzën dhe tha se erdhi në këtë vend për një jetë më të mirë pasi punoi si kamerier për nëntë vjet, ai punoi në Londër dhe planifikoi të dërgonte para në shtëpi në Shqipëri, ku ai ishte mbështetja e vetme për nënën dhe vëllain e vogël.Sipas avokatit, Ai udhëtoi në Middlesbrough për punë por nuk gjeti dot dhe pranoi të merrej me këtë gjë. Green tha që Vukza nuk kishte asnjë të ardhur dhe planifikoi të kthehej në shtëpi për t’u kujdesur për familjen.
Gjyqtari vendosi burgosjen e tyre për një vit dhe më pas do t’i nënshtrohen procedurave të dëbimit për në Shqipëri.