Mediat gjermane: Vizitoni mrekullinë, Alpet e Shqipërisë

Prishtinë | 25 Kor 2016 | 12:58 | Nga

Ndërkohë që disa prej destinacioneve turistike më të rëndësishme po vuajnë mungesën e turistëve, mediat e huaja vazhdojnë të bëjnë thirrje për të vizituar Shqipërinë.

Nëse sheh mediat gjermane, ato më autoritaret si “Die Welt”, “Spiegel” apo N-Tv, kanë reportazhe për bukurinë e natyrës shqiptare.

Shumë prej tyre fokusohen tek bukuria e Alpeve Shqiptare.

Edhe Spiegel shkruan se zona nga Thethi në Valbonë po njeh një bum të pazakonshëm turistësh.

Shumë turistë preferojnë të shkojnë aty për të gjetur një natyrë të paprekur, por edhe tradita që të kujtojnë shekujt e shkuar.

Spiegel po ashtu thekson se turistët kanë kërkuar që të blejnë Kullën e Ngujimit, por Sokol Nikollë Koçeku thotë se nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga tradita.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme